“Hajde Shoqnohemi” këtë vit po vjen pak më ndryshe. Për shkak të situatës me pandeminë, këtë vit në kuadër të “Hajde Shoqnohemi” do të mbahet një bashkëbisedim me sociologun Avni Rudakun i cili do të iu përgjigjet pyetjeve të nxënësve të të gjitha shkollave të mesme të Gjilanit, për disa nga sfidat e socializimit, ngacmimit e problemeve të tjera që nxënësit hasin gjatë kësaj periudhe 3-vjeçare.
Krejt kjo do të mbahet përmes takimit virtual, duke u qasur në faqen zyrtare të “Hajde Shoqnohemi” në platformën e Facebook-ut. Takimi do të mbahet me 𝟑𝟏 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭, duke filluar nga ora 𝟏𝟑:𝟎𝟎.
Për të gjithë ju, nxënës, prindër të interesuar të merrni pjesë, iu ftojmë të na bashkoheni. /2LONLINE.com/