Zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Hafize Bajrami, ka fituar çmimin e parë në garën “The cyber security women-Game Changer Awards”.
Nё Konferencn Cyber Zero, tё organizuar nga Shoqata Shqiptare e Sigurisë Kibernetike dhe Agjensioni për Informim dhe Privatësi, nën mbështetjen e Ambasadës sё SHBA-së dhe Komunës sё Prishtinës, zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Hafize Bajrami, ka fituar çmimin e parë në garën “The cyber security women-Game Changer Awards”.
Kjo garё ka pasur pёr qёllim promovimin dhe angazhimin e më shumë grave në fushën e sigurisë kibernetike, duke i shpërblyer femrat kontribuuese në nivel lokal dhe global nga Kosova, të cilat kanë prezantuar hulumtimet e tyre nё punimet shkencore apo zhvillim tё teknologjisë, për ta bërë botën një vend digjital më të sigurt.