Në thumb të kritikës opozitare, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ishte raporti i punës për periudhën janar-qershor 2020, i kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Me këto kritika opozitare u përballë vet kryetari Haziri, por se edhe kuvendarët e pozitës e vlerësuan raportin pozitivisht, duke i vlerësuan kritikat si të pabaza dhe veçse si zë opozitarë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Në këtë frymë, veçojmë fjalën e anëtarit të kuvendit nga radhët e LDK-së, Fitim Guda, i cili iu është kundërvu kritikave të tilla të opozitës duke i vlerësuar ato të paqëndrueshme dhe të paarsyeshme.
Guda i ka lutur opozitarët të jenë racional e të arsyeshëm dhe të shikojnë me syrin objektiv të gjitha këto të arritura që i ka bërë Gjilani.
Sipas tij, bazuar në projeksionet ekonomike që i kanë qytetet, Gjilani ka lulëzuar, është rregulluar gjithçka. “Shikoji rrugët e qendrës, është bukuri e rrallë, Gjilani po ndryshon, është bërë metropol”, është shprehur Guda, transmeton 2LONLINE.com.
Duke thënë se për këto të arritura meritor është Lutfi Haziri, kuvendari i LDK-së, Fitim Guda ka treguar shembuj se si fal Hazirit, si institucion i kryetarit të komunës, kanë ardhur dhjetëra milionë investime për Gjilanin.
Ai e ka vlerësuar lartë të parin e komunës duke ia atribuuar vlerat e një politikani i cili në mënyrë maestrale i ka përcjellë zhvillimet politike dhe duke qenë një emër i madh i lidershipit, angazhimi i tij ka qenë i pakompromis, andaj edhe falë tij, autoritetit të tij, investimet dhjetëra milionëshe i kanë ardhur Gjilanit.
Në fund të fjalës, anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Fitim Guda e ka a përgëzuar kryetarin Haziri për punën e bërë, derisa zërat kritik të opozitës, për të janë veçse shenjë e mosmirënjohjes. /2LONLINE.com/