Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola është trajneri më i paguar në botën e futbollit. Sipas shifrave të zbardhura nga një agjenci braziliane Guardiola merr nga Bayerni çdo vit 17 milionë euro, duke lënë pas në listën “Top 10” të trajnerëve më të paguar në botë, Jose Mourinhon që nga Chelsea përfiton 10.03 milionë dhe Marcelo Lippin që paguhet me 10 milionë euro nga Guangzhou Evergrande në Kinë, Arsene Wenger me 8.2 milionë, Fabio Capello me 7.8 milionë.
Sipas të dhënave vihet re qartë diferenca që ekziston në kampionatin spanjoll, bëjnë përjashtim Ancelotti që për punën e tij te Reali paguhet 7.5 milionë euro në vit dhe Martino që nga Barcelona merr 5.4 milionë euro.
Janë plotë 18 nga 20 trajnerët në La Liga që marrin së bashku aq sa merr i vetëm Guardiola te Bayerni,