Vëzhgues të misionit të Bashkimit Evropian tashmë kanë filluar vëzhgimin për zgjedhjet parlamentare në gjithë vendin. Shefi i Misionit vëzhgues të BE-së, Roberto Guiltieri ka vizituar qendrën e votimit në fakultetin Filologjik dhe sipas tij deri më tani gjithçka është në rregull, transmeton RTK.
“Jemi duke vëzhguar zgjedhjet në tërë territorin e Kosovës, në kemi vëzhguar hapjen e disa qendrave të votimit deri më tani, jemi prezent në të gjitha komunat në Kosovë. Deri tani gjithçka është duke rrjedhur mirë, natyrisht ne do të kemi edhe një vlerësim të përgjithshëm në fund pra do të kemi një deklaratë përfundimtare gjatë ditës së nesërme. Shpresojmë se prezenca jonë do të ndikojë që të kemi zgjedhje fer, transparente dhe demokratike që natyrisht janë shumë të rëndësishme për Kosovën”, theksoi ai.
Të rikujtojmë se prezenca e vëzhguesve të BE-së është me ftesë të presidentes, Atifete Jahjaga dhe numri i tyre që janë vendosur në gjithë Kosovë është mbi 90 vëzhgues. Një pjesë e tyre ka arritur në Kosovë për të përcjellur edhe fushatën parazgjedhore.
http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=102949&mfZPd0x_0/Nx%284gT03n9q!Z&^l*#Q18i7Hzd^w88a3xC3H90Z$3!8r30$mdwIxffwRe787=Sded*/qeJ+3d7e0x@jtiz-V#dSz!Jd4