/2L ONLINE/ – Shkon tek borxhliu për ta paralajmëruar se nëse nuk e shlyen borxhin ndaj Kompanisë Hidromorava, do ta ç’kyçin nga rrjeti i ujësjellësit, por grushtohet, për çka dhe kërkon tretman mjekësor. Kështu së paku thotë policia e cila bazuar në ankesën e zyrtarit të Kompanisë Hidromorava, ka bërë me dije për nj rast që e ka klasifikuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se ankuesi, një zyrtar i kompanisë Hidromorava, derisa ishte në detyrë së bashku me një koleg, kishin shkuar në shtëpinë e dyshuarit, për ta informuar lidhur me borxhin që e kishte dhe të njëjtit i kanë treguar se nëse nuk e bën pagesën do ta ç’kyçin nga rrjeti i ujësjellësit.
“I dyshuari i revoltuar nga kjo bisedë e ofendon dhe e godit me grusht zyrtarin me ç’rast ankuesi pëson lëndime trupore sipas raportit mjekësor. Në konsultim me prokurori i shtetit.”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, rasti i referohet Prokurorisë themelore në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/