DYLON

Ish-zyrtari i FIFA-s Chuck Blazer pranon se ka marrë ryshfet

Avatar photo Redaksia

Ish-zyrtari i lartë i FIFA-s, Chuck Blazer, ka pranuar se ai dhe të tjerë në komitetin ekezekutiv të Federatës Botërore të Futbollit kanë marrë ryshfet për të zgjedhur Afrikën e Jugut mikpritëse të Kupës së Botës ne 2010.

Ai po ashtu ka thënë se ka ndihmuar aranzhimin e ryshfeteve edhe për Kampionatin e vitit 1998. Pranimi i fajësisë vjen në një transkript të publikuar nga një dëgjim në Shtetet e Bashkuara, më 2013.

EkoHigjiena

SHBA ka nisur një hetim të gjerë në FIFA që ka çuar në dorëheqjen e Presidentit të Federatës, Sepp Blatter. Prokurorët amerikanë kanë akuzuar javën e kaluar 14 persona për ryshfet dhe shpëlarje parash.

Katër të tjerë kanë qenë të akuzuar qysh më parë, përfshirë edhe Blazerin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.