Pjesëtarët e të ashtuquajturës “Grupi i Gjilanit” të cilët më 26 dhjetor 2008 u arrestuan nga xhandarmëria serbe me urdhër të Prokurorisë serbe për Krime Luftë, janë liruar sot pas më se pesë viteve nga aktakuza e cila i rëndonte për krime lufte gjëja të kryera në rrethin e Gjilanit në verën e vitit 1999, ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve.
Procesi i stërzgjatur me një mori dëshmitarësh të mbrojtur ka përfunduar sot me lirimin e grupit e fundit të mbetur në burg, meqë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të këtij grupi të akuzuar në mungesë faktesh ishin liruar më herët.
Agush Memishi, Ferat Hajdari dhe Faton Hajdari, aktualisht janë rrugës për në shtëpi, përderisa avokati i tyre mbrojtës Novica Zdravkoviq, i ka thënë PreshevaNEWS, se të të gjithë të akuzuarit grupi prej 11 të akuzuarve për krime lufte, janë liruar nga aktakuza e më tejme.
Ndryshe, Gjykata serbe për Krime Lufte kishte dënuar këtë grup me gjithsejtë 116 vite heqje lirie, duke akuzuar të njëjtit se kishin vra 47 civil serb dhe joshqiptarë ndërsa 37 qytetarë sipas Gjykatës për Krime Lufte udhëhiqeshin si të zhdukur. Prokuroria i akuzonte për krime monstruoze, përderisa as një dëshmitarë nuk doli të kishte të drejtë.
Pas më se pesë vitesh me vendim të Gjykatës serbe për Krime Lufte janë liruar nga aktakuza e më tejme Agush Memishi i dënuar me 12 vite burgim, Samet Hajdari me 15 vite, Nazif Hasani me 13, Ahmet Hasani me 13, Burim Fazli me 12, Selimon Sadiku me 12, Faton Hajdari me 10, Ferat Hajdari (8), Kamber Sahiti (8), Sadik Alii (8vite ) dhe Shefket Musliju me 5 vite heqje lirie. Përderisa në shtator të 2012 ishin liruar nga aktakuza edhe Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu i cili në maj të 2012 ishte ekstraduar nga Zvicra në Beograd.
Lirimi i të akuzuarve ka gëzuar jo vetëm familjarët e të burgosurve por të gjithë shqiptarët e Luginës dh viseve tjera./Titulli.com/