Sipas Kallabës, njëra ndër kërkesat kryesore kishte qenë, që në njërën nga seancat e kuvendit komunal të shtrohet çështja e zbatimi të ligjit të barazisë gjinore në komunën e Kamenicës.
Kallaba ka thënë se kjo kërkesë kishte gjetur mbështetje të fuqishme nga ana e kryetarit të komunës.
Ndryshe, gjatë këtij takimi të anëtareve të Grupit Joformal të Grave dolën propozime që të bëhen ca plotësime në rregulloren e punës. Ndër to ishte edhe propozimi që zyrtarja për barazi gjinore, të përgatisë një raport lidhur me procedurat e punësimeve, dhe se a ka pasur shkelje të barazisë gjinore.
Për të funksionalizuar punën e grupit, dhe për një efikasitetit më të madh, u propozua që në me rregullore të parashihet formimi i një Këshill drejtues prej 5- 7 vetave.
Kryetarja Kallaba, kishte paraparë një varg propozimesh të cilat ky grup nëpërmjet zyrtares për barazi gjinore t’ia paraqes kuvendit. Për të vazhduar punën me sukses, u vendos që të kërkohet nga kuvendi një mbështetje financiare.
Lidhur me aktivitetet e këtij grupi, propozimet që do bëhen, si dhe aktivitete e ardhshme, është miratuar një dokument i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Ekipin Komunal te OSBE-së dhe grupin joformal të grave, që do të publikohet në një broshurë të financuar nga OSBE-ja.
Edhe kësaj radhe gjatë diskutimeve u kërkua që afati lehonisë medoemos të zgjatet, duke dhënë edhe propozime të reja, që pas lindjes së fëmijës së tretë, nënat të kenë një stazh të benificuar.
Ato ishin të vendosura të zhvillojnë aktivitete, edhe pse janë të vetëdijshme se nuk kanë drejtë vendim marrjeje, por do t’i nxisin delegatet dhe të lobojnë kudo për të drejtat e tyre.
Ato në planin e veprimit do të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet ,me grupet tjera simotra në nivel të Kosovës dhe ma gjerë. /Kastrati/