Grupi i Miqësisë Kosovë Izrael i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot takim me ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv dhe me Drejtorin për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ambasador Dan Oryan.
Takimi u kryesua nga kryetari Grupit të Miqësisë Kosovë Izrael, deputeti Avdullah Hoti, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e grupit, deputetët Bekë Berisha, Fridon Lala dhe Arben Gashi.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunuese, ku se cila palë ishte mirënjohëse për aktivitetet e shumta që janë ogranizuar përmes ambasadave. U vlerësua se bashkëpunimi në mes të dy shteteve është në nivel të lartë dhe frytdhënës, si në arritje të marrëveshjeve, ashtu edhe në shkëmbime të vizitave ndërinstitucionale e të nivelit tjetër shoqëror e kulturor.
Ndër temat e diskutuara ishin sferat e bashkëpunimit në kulturë, bujqësi, mjekësi, investime etj. /2LONLINE/