(2L ONLINE) – “Për hirë të sqarimit të opinionit Gjilanas, e ndiejm të obliguar të bëjmë një reagim të vogël, ndaj Shaban Tërstenës drejtor i posa zgjedhur në formë të jashtëligjshme, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, i cili tek pas shtatë vitesh merr guximin të deklarojë në opinion plotë të pavërteta apo ndoshta ai ka probleme me harresën. Sikur të kishin qenë të vërteta deklaratat e tija, atëherë shtrohet pyetja pse ai deri më tani ka heshtur, ku ishte ai deri më tani? Ka qenë i frikësuar, ka qenë i shitur (te ndonjë individ apo subjekt politik), ka qenë apo jo në opozitë, apo e ka ditur fare mirë që ka bërë shkeljet të rënda ligjore dhe për këtë është suspenduar nga drejtori i kësaj shkolle dhe është detyruar që deri më tani të heshtë”, thuhet në një kundër reagim të bërë në emër të Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK ndaj reagimit të Shaban Tërstenës ( shih: Kur flitet për Shaban Tërstenën, PDK-ja duhet të turpërohet dhe të ulë kokën)
Përndryshe, ky Grup përbëhet nga shtatë këshilltarë të PDK-së, Sahit Abazi, shef i Grupit, Riad Rashiti, Izmi Zeka, Fatbardha Selmani, Bujar Nevzati, Shukrije Rapuca, dhe Leonora Bunjaku.
Nëç reagimi ne tyre të titulluar “Skleroza e Shaban Tërstenës apo të pavërtetat e tij “ thuhet: “I gjithë opinioni në Gjilan, e di shumë mirë se në qeverisjen e PDK-së dhe të Qemajl Mustafës, janë respektuar dhe vendosur kritere për të vendosur rend në Arsim, sepse gjendja e gjetur aty nga qeverisja LDK-LDD ka qenë e mjerushme dhe me probleme të jashtëzakonshme. Dhe ishte po qeverisja e PDK-së e cila vendosi rregull dhe kritere për regjistrimin e nxënësve, ndërsa prap sot kjo qeverisja aktuale i prishi tërësisht ato kritere, pse?
Ne Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së, duam të sqarojmë opinionin se: Shaban Tërstena është suspenduar në qeverisjen e kaluar, nga pozita e drejtorit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan, sepse Inspektorët rajonal të arsimit Rahim Bajrami dhe Qemajl Jakupi kanë konstatuar se: Numri i nxënësve të regjistruar për një klasë është rritur nga numri i përcaktuar 37 në 45 nxënës, nuk është përfillë vendimi i MASHT-it (Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë) numër 557/02-1 i datës 22.08.2008, si dhe pa kritere janë regjistruar 56 nxënës (është lista e dërguar dhe nënshkruar nga drejtori i shkollës Shaban Tërstena), ku është bërë biznis me këta nxënës sikurse që edhe sot kanë filluar të bëjnë, po të njejtin biznis me regjistrimin e nxënësve nëpër shkolla të ndryshme.
Andaj deklaratat e tanishme të Tërstenës, janë gënjeshtra të pastra, duke akuzuar se ka pasur edhe trysni për të bërë veprime dhe shkelje ligjore për pranimin e nxënsve. Nëse ka pasur trysni, pse nuk e ke denoncuar në polici? Dhe nëse të ka dorëzuar ndokush listë me emra të nxënësve të duhet pranuar jashtë kriterit, publikoje dhe thuaje të vërtetën. Sepse gënjeshtrat shpejt dalin në shesh, sikurse tani që po të dalin.
Ndoshta nga skleroza, ka harruar Shaban Tërstena, se çka ka deklaruar ai më 02.02.2009, kur i është drejtuar me shkrim ish-drejtorit të Arsimit z.Ismajl Kurteshi, ku ndër të tjerash z.Tërstena ka thënë: “Unë kam vendosur personalisht, ti marr emrat e të gjithë nxënësve të cilët vijojnë të paregjistruar dhe të shikojë mundësinë e regjistrimit të tyre”. Pastaj ka shtuar edhe këtë në deklaratën e tij: “Nuk mendoj se kam bërë ndonjë krim, nëse u paskam mundësuar që edhe një numër nxënësish të vijojnë mësimet në klasat ekzistuese, në profilet për të cilat ata janë aq shumë të përkushtuar”. Kjo deklaratë është e nënshkruar nga vetë Sh.Tërstena.
Aspak nuk është e vërtetë se keni bërë ankesë në komisionin komunal për ankesa kur ju jeni suspenduar nga drejtori i shkollës, nëse e ke bërë një veprim të tillë, ju lutemi dhe ju ftojmë që ta bëni publike. Por, e tëra çka ka deklaruar Tërstena janë krejt të pavërteta, apo ndoshta shpejtë ka harruar, sikurse që ka harruar se në cilën parti ka qenë ai kur është zgjedhur drejtor i shkollës në vitin 2004, krejt Kosova e din që LDD është themeluar në vitin 2006, apo ndoshta Shaban Tërstena ka nisur aktivitetet ilegale nga viti 2004, dhe deri në” Kuvendin e Karrigeve” nuk është zbuluar ai nga LDK-ja. Pra Tërstena edhe këtu ka gënjyer pa asnjë arsye, sepse LDK e ka zgjedhur drejtor në vitin 2004 kur ka qenë edhe ai në po të njejten parti.
Prandaj, ne e vlerësojmë se me gënjeshtra nuk mund të udhëhiqet Arsimi në Gjilan, nuk mund të bëhe biznes me regjistrimin e nxënësve dhe me organizimet e tyre për aktivitete të ndryshme. E ri-theksojmë edhe njëherë se gjendja në Arsimin Gjilanas për pak muaj është degraduar dhe alarmante. Politizimi i skajshëm i këtij sektori, do të shkatërrojë të gjitha të arriturat e viteve të fundit. Andaj ne si GKK, kërkojmë që të merren masa të shpejta nga qeverisja Haziri, për të ri-vendosur ligjshmërinë, rendin dhe disiplinën në këtë institucion”, thuhet n fund të kundër reagimit të bërë nga Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në KK Gjilan ndaj deklaratave të Shaban Tërstenës (shih shkrimin: Kur flitet për Shaban Tërstenën, PDK-ja duhet të turpërohet dhe të ulë kokën) /2L ONLINE/