(2L ONLINE) – Rexhep Morina, sekretar i kryqit të Kuq në Kamenicë ka bërë të ditur se gjatë muajit të solidariteti kanë qenë shumë aktivë i tërë stafi si dhe vullnetarët e saj. “Në fillim kemi shpërnda fletushkat dhe kemi vendos Postarët për sensibilizimin e qytetarëve për tu solidarizuar me familjet në nevojë. Kemi njoftuar media e shkruara dhe elektronike , institucionet vendore shoqrin civile dhe të interesuarit tjerë”, ka thënë ai.
Morina tha tutje se në fazën e dytë kanë vizituar fshatrat dhe shkollat fillore dhe të mesme. Ndërsa në fazën e tretë kanë filluar grumbullimin e të mirave materiale të cilat janë pasqyruar në tabelën e mëposhtme.
“Gjatë muajit të solidaritetit kemi angazhuar shumë vullnetarë në teren si dhe janë vizituar bizneset e ndryshme, kemi grumbulluar mjete financiare nga qytetarët përmes kutive të xhamit te vendosura neper biznese të ndryshme si dhe kemi grumbulluar mjete përmes vullnetarëve tanë me kutit në dorë . Si rezultat i gjithë këtij aktiviteti rezultatet janë ato të pasqyruar ne tabelën e lartshënuar
“Ndoshta kishte me pas më shumë grumbullim të mirave materiale po ka ndikuar dhënia e të mirave materiale për bajram I cili ishte në muajin tetor”, ka thënë Morina, duke bërë me dije se ndihmat do të shkojnë në destinacionin e duhur, te familjet skamnore që kanë më së shumti nevojë. /2L ONLINE/.