/2L ONLINE/ – Në këtë përvjetor të revolucionit të gruas për barazi shoqërore, Gruaja Demokratike në Gjilan ka zhvilluar aktivitetin në dhurimin e luleve dhe fletëpalosjes me infrastrukturën ligjore për të drejtat e gruas të garantuara me ligj.
“ Me që edhe ne si shoqëri kemi filluar të ndërtojmë infrastrukturë ligjore për barazi gjinore, ne si GDK morëm këtë iniciativë për ti takuar disa gra të rastit që kishin dalë për të shënuar ditën e tyre 8 Marsin, për t’i dhuruar lule dhe fletëpalosje në të cilin kishim përmbledhur, në formë të shkruar të drejtat e gruas si të drejta themelore që u garantohen me ligj”.
Të mirëpritura nga shumë gra për këtë iniciativë, morëm mesazhin nga to se është më se e nevojshëm të organizohen iniciativa të tilla, qoftë përmes shpërndarjes se fletëpalosjeve, por edhe me organizime të tjera.
Përmes këtij aktiviteti përcollëm urimet e Gruas Demokratike për shumë gra, me dëshirën më të mirë që përvjetorët të tjerë të ditës së Gruas të na gjejnë më pranë barazisë gjinore. /2L ONLINE/