“Sot pata kënaqësinë, që me një pjesë të grave të qytetit, të bashkëbisedojmë rreth platformës sime për PDK-në në Gjilan”, ka thënë Flurim Arifi, pretenduesi për pozitën e kryetari të PDK-së së Gjilanit, subjekt ky që është në proces të brendshëm zgjedhor.
“Në këtë kuadër biseduam për rolin e gruas në këtë proces zgjedhor, me ç’rast shpreha zotimin tim se gruaja demokratike do ta ketë vendin meritor në partinë tonë”, ka thënë Arifi.