/2L ONLINE/ – Pas aktivitetit të shpërndarjes së pakove ushqimore, veshëmbathjeve dhe dhuratave për familjet në nevojë, Gruaja Demokratike (GD), Dega në Gjilan ka vazhduar aktivitetin e radhës në qendër të qytetit, duke dhuruar ëmbëlsira dhe dhurata për qytetarët e rastit e në veçanti për fëmijët.
“Edhe me këtë aktivitet të shpërndarjes së ëmbëlsirave dhe dhuratave deshëm të jemi më pranë qytetarëve të Komunës sonë, për të dhënë shembullin se ne si PDK jemi pranë qytetarëve tanë në secilin moment, por edhe në atmosferë feste dhe përmes këtij aktiviteti të urojmë që në vitin 2016 të ketë shëndet, mirëqenie e lumturi për secilën familje” , ka thenë Arzie Nuhiu nga Zyra për Informin e PDK-së. /2L ONLINE/