Për shkak të kërkesave të shumta në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni përmes një postimi në profilin e tij.
Postimi i plotë:
Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.
Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne.