Në gusht të vitit 2010, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte deklaruar se pandemia ka përfunduar. Shenjat dhe simptomat e gripit të derrave janë të ngjashme me ato të infeksioneve që shkaktohen nga gripa tjerë.
– Ethe (por jo gjithmonë)
– Të dridhura
– Fyt të tharë
– Ju shkojnë hundët
– Sy të përlotur
– Dhimbje trupore
– Dhimbje koke
– Lodhje
– Diarre
– Marramendje dhe vjellje
Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve rekomandon vaksinim vjetor kundër gripit për çdo person mbi moshën 6 muajsh. Vaksinat e gripit për vitin 2018-19 i mbrojnë njerëzit nga viruset që e shkaktojnë gripin e derravedhe nga dy viruse tjera që priten të jenë më të zakonshmet gjatë sezonit të gripit.
Vaksina është në dispozicion si injeksion apo si sprej për hundë. Spreji për hundë është aprovuar për përdorim te personat e shëndetshëm të moshës 2 deri 49 vjet. Ky sprej nuk rekomandohet për gratë shtatzëna, fëmijët me astma apo te njerëzit që kanë probleme me sistem të imunitetit.