Maqedonia sllavo – shqiptare është një nga propozimet e bëra nga negociatori grek në bisedimet e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit në New York.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja maqedonase “Dnevnik” e cila ka theksuar se në raundin e fundit të bisedimeve të zhvilluar fundjavën e kaluar në New York, negociatori grek Adamantios Vasilakis ka propozuar emrin Maqedonia sllavo – shqiptare, si zgjidhje kompromisi, transmeton INA.
Gazeta maqedonase lidhur me këtë shkruan se negociatat për emrin kanë hyrë në një fazë qesharake. Ndërkohë, zyrtarisht bëhet e ditur se pala greke ka mbetur në pozicionet e saj për një zgjidhje për emër që do të jetë “erga omnes” me përdorim të përgjithshëm.