Greqia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda pak kohësh. Në Bruksel është përfolur mundësia që kjo të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, kur Athina e merr Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, transmeton KTV. Greqia ndër vite e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Kosovës, dhe ka marrëdhënie me shtetin tonë në fusha të ndryshme.