Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi më gratë sipërmarrëse për shfrytëzimin e 13 shtandeve të vendosura në sheshin “Calmy Rey” në Viti.
Është nënshkruar sot marrëveshja e mirëkuptimit mes komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të shoqatave të grave të kësaj komune, për shfrytëzimin e shtandeve, që janë ndërtuar vite më parë në kuadër të një projekti të përbashkët mes UNDP-së dhe komunës së Vitisë.
Në bazë të kësaj marrëveshje, shoqatat përfituese do të paguajnë 1 euro në muaj, për shfrytëzim të këtyre shtandeve, ku do të ekspozojnë prodhimet dhe artizanalet e tyre.
Kjo marrëveshje do të përfshijë një periudhë 1 vjeqare. Ndërtimi i këtyre shtëpizave, kishte për qëllim zbutjen e papunësisë nëpërmes ndërmarrjeve të vogla, si dhe synon arritjen e progresit në punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë.