/2L ONLINE/ – Gratë e PDK-së së Gjilanit, në vazhdën e aktiviteteve të tyre sot vizituan QS “Liria” duke iu dhuruar dhurata fëmijëve dhe veshmbathje grave të cilat janë të strehuara në këtë qendër. GD e Gjilanit u njoftua së afërmi për sfidat dhe vështirësitë në të cilat kalon kjo qendër për ti trajtuar dhe mirëmbajtur gratë dhe fëmijët brenda saj.
Deputetja e PDK- së Salihe Mustafa u zotua se do të bëjë çfarë të mundet në mënyrë që kësaj qendre ti zbuten sadopak vështirësitë dhe të ju ofrohen kushte më të mira jetese brenda strehimores dhe mos ti nënshtrohen dhunës në familje.
Gjithashtu ato iu falënderuan menaxhmentit të strehimores për mikpritjen duke iu premtuar ndihmesë të pakursyeshme në të ardhmen. /2L ONLINE/