/2L ONLINE/ – Në vazhdën e aktiviteteve që po zhvillon Gruaja Demokratike (GDK) në Gjilan, me iniciativë e Jyksele Gjinolli, mbështetur nga pronari I Kompleksit “Gjilani” në Sarandë e Ksamil, Selver Xhelili, GDK organizoi ekskursion në Sarandë dhe në fshatin turistik Ksamil.
Gjatë vizitës në qytetin turistik të Sarandës, gratë e PDK-së, takuan gratë e Partisë Socialiste, dega në Sarandë, ku u pritën nga kryetarja Jonida Abduli dhe bashkëpunëtorët e saja.
Në këtë takim gratë e të dy subjekteve politike PDK e PS diskutuan për çështje të ndryshme nga të gjitha sferat e në veçanti për gruan në politikë.
Vizita në Sarandë dhe takimi me përfaqësueset e Partisë Socialiste ishte një mundësi e shkëmbimit të eksperiencave nga dy organizatat politike të grave por edhe nga dy subjektet politike PDK e PS, njofton Zyra për Informim e PDK-së. /2L ONLINE/