Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Dega në Gjilan ka paraparë një sërë aktivitetesh për të shënuar 30-vjetorin e themelimit.
Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryetare e FG të LDK-së, ka bërë me dije për 2LONLINE.com se aktivitetet nisin me 4 mars me “Sofrën Dardane” që do të shtrohet në hollin e Teatrit të Qyteti të Gjilanit prej orës 17:00.
Ndërsa, me 5 mars, prej orës 15:00, do të mbahet Akademia solemne kur priten të jenë të pranishme, ndër tjerash, edhe kryetaret e Forumit të Gruas në Gjilan prej themelimit të LDK-së. Akademia mbahet në Hotel Astoria, salla e konferencave.
Valentina Bunjaku Rexhepi, që njëherësh është edhe deputete e Parlamentit të Kosovës ka thënë tutje se aktivitetet vazhdojnë edhe me 6 mars nga ora 13:00, me vizitën në Repartin e Gjinekologjisë në Gjilan, vizitë në Shoqatën “Liria” si dhe vizitë nënave vetushqyese.
Në radhë vije edhe aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut (ora 12:00), e 7 marsi do të jetë i rezervuar edhe për një drekë pune me Veteranët e Arsimit dhe Familjarët e Dëshmorëve, në Hotel Astoria – salla e re.
Në mesditën e 8 marsit, planifikohet vizita e kryeparlamentares Vjosa Osmani si dhe vizitë te varri i presidentit Dr Ibrahim Rugova, Prishtinë.
Po me datë 8 mars, prej orës 20:00 mbahet mbrëmje festive nga Forumi i Gruas së LDK-së. – Hotel Astoria.