(2LONLINE) – Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, njëherësh kryesuese në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, së bashku me aktivistet e këtij Forumi kanë nënshkruar sot peticionin e kampanjës Drejtësia dhe Qytetarët, për kompensimin e shkeljes së të drejtave të grave, duke përfshirë këtu dhimbjet, vuajtjet mendore etj.
Me këtë rast, Bunjaku Rexhepi theksoi se përkrahë këtë nismë të Kampanjës Drejtësia dhe Qytetarët për ndryshimin e nenit 69 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësisë për të lejuar kompensimin e dëmeve jo-ekonomike viktimave që u janë shkelur të drejtat e njeriut.
Aktualisht ky ligj kufizon kompensimin nga shteti vetëm në “dëme të drejtpërdrejta ekonomike të cilat janë vërtetuar nga gjykata në bazë të provave”.
Rasti që është marrë si shembull është ai i Diana Kastratit nga bashkëshortit i saj dhe familja Kastrati ka pësuar dhimbje dhe vuajtje mendore të konsiderueshme, por nuk ka pësuar humbje ekonomike dhe si rezultat, shteti aktualisht nuk ka asnjë detyrim për t’i kompensuar ata për vuajtjet e tyre. /2lonline/