Në vazhdën e tubimeve dhe takimeve me gra dhe anëtarësimeve të shumta në Lëvizje, sot u mbajtë takimi i radhës në Gjilan, ku u mirëpritën gratë dhe vajzat, të cilat gjatë këtij muaji i janë bashkuar Lëvizjes, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Interesimi për t’iu bashkuar Lëvizjes, sidomos gjatë muajit mars, ka qenë i madh gjë që po dëshmonë fuqishëm përkrahjen dhe mbështetjen që Lëvizja po e merr nga qytetarët e Republikës, thuhet tutje në komunikatë.
Çështja e gruas dhe vajzave dhe problemet me të cilat ballafaqohen ato çdo ditë, janë të njejta në çdo komunë, sepse institucionalisht është punuar për ta përmirësuar atë.
Këto problematika që rëndojnë mbi shoqërinë tonë mund të ndeshen suksesshëm vetëm nëpërmjet organizimit të përditshëm dhe atij strukturor ku gratë kanë fuqinë vendimmarrëse të barabartë me burrat.
Një hapësirë e barabartë ofrohet në organizatën tonë, ku mundësitë janë të barabarta për secilën dhe secilin. Prandaj edhe kemi anëtarësime të shumta në numër kaq të madh të grave dhe vajzave, sepse në Lëvizje ato po e gjejnë hapësirën për të lëvizur drejt një Republike për të gjithë, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.