Sot u mbajt takimi i grave aktive te Komunës së Gjilanit përfshirë, grupin e grave në politikë, OJQ-të, ZBGJ, ZDF, kryetarja e KVRL, gratë në biznes…, me qëllim të koordinimit për organizimin e protestës si shenjë revolte për dhunën e ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve, me theks të veçantë për rastet e fundit që përfunduan me fatalitet.
Protesta do te mbahet më 6 shtator ora 12.02 në Gjilan. Marshi i protestuesve niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Mo”.
Kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që shkaktohen nga dhuna në familje dhe për ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin strikt të ligjeve të aplikueshme në vend.
“Si gra aktive jemi të shqetësuara sepse edhe një tjetër jetë e marrë dhunshëm, një nënë, një bijë, një kolege, një femër bie pre e dhunës në familje, andaj kontribuo edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij marshi.Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkëngjiten në këtë proteste”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit!