Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS, ka përmbyllur procesin e vlerësimit për grantin e performancës për vitin 2019.
Në bazë të këtij procesi, si rrjedhojë janë kualifikuar 19 komuna më të suksesshme, ndër të cilat është renditur edhe komuna e Vitisë.
Në dhjetor të 2018-së është marrë vendim që Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar-SIDA, të bashkë financoj Grantin e Performancës për vitin 2019.
Siç është bërë e ditur edhe më parë, komuna e Vitisë është kualifikuar me vlerë prej 105,802 euro nga MAPL dhe SDC, ndërsa kësaj shume i shtohet edhe shuma e bashkëfinancimit të SIDA-së prej 23.719, që gjithsej kap vlerën prej 129.521 euro.
Ky grant mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.