“Topçinjtë” duan që të kompletojnë kalimin e mesfushorit në Londër para Evropianit të Francës që fillon më 10 qershor. Mediat britanike raportojnë se Arsenal e Borussia Monchengladbach tashmë kanë rënë dakord për 35 milionë paund, ndërsa edhe Xhaka iu ka bërë të qartë zyrtarëve të skuadrës angleze që pret që sezonin e ardhshëm të jetë në “Emirates”, transmeton tch.
Arsene Wenger dëshiron të shmang ndonjë surprizë të pakëndshme të minutave të fundit, kur ndonjë skuadër tjetër mund t’ia rrëmbejë lojtarin, pasi rreziku është i madh nëse Xhaka bën një Evropian për t’u vlerësuar.
Edhe emri i mesfushorit të Leicester, N’Golo Kante, ka qenë i lidhur me skuadrën nga veriu i Londrës, por “topçinjtë” vendosën për Xhakën, pavarësisht mungesës së eksperiencës në futbollin anglez