Granit Xhaka është një ndër kandidatët kryesor për t’u bërë kapiten i ri i Arsenalit pas vendimit të Laurent Koscielnyt. Mesfushori 26-vjeçar është një ndër lojtarët e rregullt të formacionit fillestar në zemër të mesfushës.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Arsenalit.
“Ne kemi folur për kapitenin. Vitin e kaluar kemi pasur Aaron Ramsey dhe Petr Cech që na kanë lënë. Dhe Laurent Koscielny, i cili ka një kontratë, por që dëshiron të largohet. Ne kemi Granitin, Mesut Ozilin dhe Nacho Monrealin. Por, kemi edhe lojtarë të tjerë të cilët gjithashtu mund të marrin këtë pozitë”, tha trajneri Unai Emery.