Drejtuesit e Sport Club “Gjilani”, kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me ndihmëstrajnerin, Granit Dervisholli, i cili nga sot do të merr detyrën e ndihmësit të kryetrajnerit, ku do ti bashkohet pjesës tjetër të shtabit teknik, me në krye Bylbyl Sokoli dhe asistentit Alban Hyseni.
Në një njoftim zyrtar të klubit thuhet se Dervisholli, më parë ka qenë pjesë skuadrës së 2 Korrikut si futbollist profesionist. Karrierën e tij si trajner e nisi në ekipin e Ramiz Sadikut, ku ishte trajner dhe koordinator i gjeneratës nën 15 vjeç në këtë skuadër.
Granit Dervisholli, i lindur në vitin 1993, 27 vjeç, në skuadrën e Gjilanit pas punës të trajnerit të 19 vjeçarëve të skuadrës prizrenase A&N ku gjithashtu kishte kryer funksionin si koordinator i shkollës së futbollit.
“Sport Club “Gjilani”, i uron mirëseardhje në skuadrën tonë Dervishollit, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij si trajner”, thuhet në njoftimin e klubit. /2LONLINE.com/