“Agjencitë shpesh janë objekt i ndërhyrjeve politike. Emërimet e larta në agjencitë e zbatimit të ligjit, mendohet se janë të motivuara politikisht”, tha Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Janë rreth tetë mijë punonjës policor të cilët kanë obligim që të kujdesen për sigurinë dhe rendin public në gjithë territorin e republikës.
Sistemi i gradimit për zyrtarët policor, duhet të bëhet sipas ligjit, por punësimet, avancimet dhe caktimet nëpër pozita më të larta, thuher se bëhen jashtë kritereve, duke shkelur procedurat, shpërdorur detyrat dhe në të ndërhyrjeve politike, shkruan Bota Sot.
Merita Mustafa, nga IDK, thotë se edhe pse njëri nga parimet kryesore të Ligjit për policinë, kërkon përkushtim ndaj punësimit, avancimit dhe caktimin e detyrave në mënyrë gjithëpërfshirëse, meritore dhe pa diskriminim, në praktik po ndodh e kundërta.
Sipas Mustafës, poashtu edhe mekanizmat disiplinor e mbikqyrjes gjithashtu ende shihen me skepticizem, sepse nuk kanë arritur të dëshmojnë se janë efektiv sa duhet dhe se ati i pret një punë e madhe për ta ndryshuar situaten.
Ndërsa zyrtarët për informim, thonë se procesi i gradimit në Policinë e Kosovës, është i rregulluar me udhëzim administrativ i cili parasheh të gjitha kriteret dhe fazat e testimit për secilën gradë në Policinë e Kosovës./Bota Sot/