Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, ankuesja ka lajmëruar në polici se një i maskuar, nën kërcënimin e armës, e ka grabitur erisa sa ka qenë në vnedin e punës.
“Derisa ka qenë duke punuar në një market, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60€ dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë:
Raporti policor:
GRABITJE E ARMATOSUR
Gjilan, 13.01.2022-20:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/