(2LONLINE) – – Ekonomisti dhe profesori Hajrullah Gorani ishte i radhës që në universitetin e ri të Gjilanit mbajti një ligjëratë për studentët e Universitetit të Gjilanit , në lidhje me ekonominë dhe funksionim e vendit.
Gorani është shprehur se vetëm njohja profesionale mund të dërgoj vendin në zhvillim ekonomik e kulturor që sipas tij për një gjë të tillë edhe ai vetë ka insistuar , dhe si rezultat i gjithë kësaj kjo do te ishte e realizueshme vetëm me kuadro profesionale. ‘’Kam insistuar që të ketë njohje profesionale sepse vetëm kjo mundësi e dërgon vendin në zhvillim të ekonomisë të kulturës e kështu me radhë , dhe kjo gjithashtu është e realizueshme vetëm me kuadro të shumta profesionale’’ tha Gorani.
Ndërsa, Flamur Hyseni profesor në Universitetin e Gjilanit , ka theksuar se universiteti i ri i Gjilanit ka synime të mëdha akademike , dhe sjellja e këtyre ligjëratave ka ngjall interesime të shumta tek studentët. Sipas Hysenit UGJ-ja është një sfidë e re dhe si i tillë ne si staf po mundohemi të sjellim ligjërata të profileve të ndryshme. ‘’ Universiteti i Gjilanit është një sfidë e re , kështu ne po punojmë që të sjellim figura të shquara për ligjërata , kështu janë ngjallur edhe interesimet e studentëve ‘’ tha Hyseni.
Përderisa shumë të kënaqur mbeten të jenë studentet e UGJ-së , ata thonë se këto ligjërata janë të mirëseardhura për ta dhe për një universitet i ri siç është ky i Gjilanit.
Për më tepër Profesor Hajrullah Gorani është një nga akademikët më të njohur në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi. Ai ka një doktoraturë nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Beogradit, ku atje përfundoi Masterin dhe studimet universitare. Në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës ai ka qenë profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik. Ndryshe ai njihet si profesor i Ekonomisë, Kontabilitetit, dhe e Biznes terminologjisë /Edona JERLIU/