Klubi i futbollit Drita nga Gjilani ka bërë me dije se e ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin, Jamal Arago.
Ndonëse ai kishte akoma kontratë me FC Drita edhe për një vit, klubi bardhë e kaltër vendosi të mos e pengoj lëvizjen e tij, për të realizuar hapin e madh në karrierën e tij për të cilin çdo futbollist punon.
Arago tani do ta vazhdojë karrierrën në Azerbajxhan.
Ja njoftimi zyrtar i klubit:
Paç fat Arago!
Ju njoftojmë se DRITA ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin, Jamal Arago.
Pas paraqitjeve të mira në garat evropiane, Arago ra në sy të klubeve të huaja dhe karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan.
DRITA kishte kontratë me të edhe për një vit, por klubi vendosi të mos e pengoj lëvizjen e tij, për të realizuar hapin e madh në karrierën e tij për të cilin çdo futbollist punon.
Marrëveshja me ne ka përfunduar me pajtimin e të dyja palëve, ndërsa Arago tashmë është përshendetur me futbollistët dhe klubin.
Klubi DRITA e falënderon per bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese të mëtejme.
Good luck, Arago!
FC DRITA