(2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për një aksident trafiku në Gjilan, e ku besohet se deri te ky aksident ka ardhur atëherë kur automjet Pikap i markës Fiat Scendo që drjetohej nga vozitësi A. H. (1992), duke lëvizur ne rrugën “Fehmi Agani’’, në drejtim të qytetit , duke mos përshtatë shpejtësinë humb kontrollin mbi automjet dhe godet shtyllën elektrike, në anën e majte në drejtim të lëvizjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se si pasoj e këtij aksidenti lëndime pëson vozitësi, dhe pasagjeri. Pas dhënies së ndihmës së parë në Qendrën emergjente në Gjilan dhe tretmanit mjekësor vozitësi transferohet në QKU në Prishtinë kurse pasagjeri pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi.
Lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit, gjersa hetimet janë duke i kryer njësite e trefikut rajonal në Gjilan. /2lonline/
/fotoilustirm/