Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të klasifikuar si “sulm ndaj personit zyrtar”. Në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Viti, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti ka goditur me motoçikletë zyrtarin policor.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.