(2L ONLINE) – Gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm Gjykatës Themelore në Prizren, shpalli Aktgjykimin refuzues në çështjen penale ndaj gjyqtarit Berat Spahiu, për faktin se prokurori i shtetit është tërhequr nga akti akuzues.
Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur me datë 08.01.2015, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, në fjalën e saj përfundimtare ka hequr dorë nga Aktakuza PP/II.nr.376/2014 e datës 27.03.2014 e ushtruar ndaj Berat Spahiut për shkak të veprës penale, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas ekspertizës që është bërë nga eksperti i pavarur, vlera totale e automjetit të markës Mercedes – Benz të modelit Vaneo i vitit të prodhimit 2004, është nën vlerën 5.000.00 Euro. Neni 5 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 të Ligjit mbi Deklarimin e Pasurisë, thotë se deklarimi në lidhje me gjendjen e pasurisë së zyrtarëve publik dhe anëtarëve të familjes së tyre, përmban informacione rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, pasurinë e luajtshme në vlerë mbi 5.000.00 Euro.
Ky Aktgjykim refuzues i vendosur nga Gjykata Themelore e Prizrenit është bërë i plotfuqishëm me datë 14.01.2015. Me këtë Akgjykimi refuzues të plotfuqishëmësh të njoftuar edhe Komisioni Disiplinor, qëështë në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i cili komision me datë 14.01.2015, ka marr vendim për revokimin e vendimit të Komisioni Disiplinor, nr. KD.nr.06.2014 të datës 06.05.2014 me të cilin është suspenduar përkohësisht me pagesë nga funksioni gjyqtari Berat Spahiu.
Në vendim të Komisioni Disiplinor ceket se gjyqtari Berat Spahiu kthehet me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i ka pasur para suspendimit.
Gjyqtari Berat Spahiu (sot) me datë 15.01.2015, ka filluar punën në Gjykatën Themelore të Gjilanit. /2L ONLINE/