Gjyqtari Berat Spahiu ka filluar punën nga sot në Degën e Gjykatës Themelore në Viti, pas pensionimit të gjyqtarit Skender Shefkiu.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është marr vendim që gjyqtari Berat Spahiu të caktohet ushtrues detyre në këtë degë.
Gjyqtari Spahiu është një profesionist i madh në lëminë civile dhe do të vazhdoj të gjykoj lëndët civile edhe në këtë degë.
Më poshtë po japim një biografi për gjyqtarin Spahiu.
Mr. Sc. Berat Spahiu ka punuar si gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën Themelore Gjilan. Diplomoi në vitin 1986 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2002.
Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale të Kamenicës në vitin 2001-2002.
Spahiu gjithashtu ka punuar edhe si avokat në periudhën prej 2002 e deri në vitin 2010, ndërsa në po të njëjtin vit është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012.
Nga janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në lëminë civile, të cilin funksion vazhdon të ushtroj ende.