DYLON

Klopp konfirmon lëndimin e Shaqirit nga ndeshja me Zvicrën

Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar për faqen zyrtare të klubit anglez se Xherdan Shaqiri është duke u përballur me një lëndim në këmbë.

Gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Anglisë më 9 qershor, në kuadër të Ligës së Kampionëve, anësori i Liverpoolit e pësoi një lëndim dhe të hënën ai u kthye në kampin stërvitor të Liverpoolit, ku i kreu edhe disa teste mjekësore me stafin e klubit anglez.

EkoHigjiena

“Shaqiri është ende i lënduar nga ekipi kombëtar dhe do të duhet pak kohë derisa ai të kthehet sërish. Ai e ka një grisje në pulpën e këmbës, kështu që nuk do të jetë i përfshirë për ndeshje për një kohë”, bëri të ditur Kloppi.

Ende nuk dihet saktësisht se sa kohë do të mungojë Shaqiri në skuadrën e Liverpoolit, mediat angleze parashikojnë që 27-vjeçari do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjet e fundit të turneut parasezonal të Liverpoolit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.