Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për javën e tretë në Superligën e Kosovës. Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini përballet me Dritën.
Ky takim do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Edomnd Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Alban Shala me ndihmësit Granit Hyseni e Imran Kabashi do të jenë të dielën në duelin Gjilani – Vushtrria.
Drejtësinë në derbin Feronikeli – Prishtina do ta ndaj gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtullahu me ndihmësit Benon Këpuska dhe Fatlum Jashari.