Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.P dhe D.O, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin nga neni 404 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari R.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumë prej gjashtë (6) mijë euro, në këtë dënim të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit, ku për secilën ditë qëndimi do të llogaritet shuma prej njëzet (20) euro.
I akuzuari D.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit.
Të akuzuarit obligohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës sipas llogaritjes së shpenzimeve të gjykatës, obligohen të paguajnë nga 200 euro për paushallin gjyqësor secili veç e veç, si dhe shumën nga 50 euro, për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /2LONLINE/