Gjykata Themelore Dega ne Dardanë, të premten, kanë hapur dyert për gazetarë, për t’i dhënë atyre informata të punës së kësaj gjykate brenda këtij viti kalendarik, janar-tetor. Përgjegjësi i Gjykatës Themelore Dega ne Dardane, Zijadin Spahiu, para gazetareve ka shpalosur punën dhe te arriturat e kësaj gjykate.
Sipas Spahiut, dyert e gjykatës, do të jene te hapura gjithmonë për media, duke u kërkuar atyre të punojë me transparencë dhe në kohë.
“Dua te ju beje me dije se gazetaret do të ketë një mundësi më shumë për akses në drejtësinë administrative, duke dëshmuar kështu një standard më të lartë në sistemin e drejtësisë. Të gjitha përpjekjet tona të përbashkëta, janë përqendruar në ngritjen dhe forcimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, dhe transparent”, është shprehur Spahiu.
Ai, ka bere te ditur se kjo gjykate ka marrëdhënie shume te mira me stacionin policor te komunës se Kamenicës, nënstacionin policor te Ranillugut, Novobërdës dhe Muçivërcës.
“Ne periudhën janar – tetor 2014 , ne procedurën paraprake i kemi pranuar 12 lende te cilat njëkohësisht janë kryer me kohe, raste këto qe kane te bëjnë me paraburgime. Ndërsa lende penale qe janë trashëguar nga viti 2013, kane qene 975 lende, gjate vetëm këtij 9-te muajsh kane arritur 312 lende. Lende te kryera përkundër qe kemi vetëm 2 gjyqtar, janë kryer mbi 400 lende, ne krahasim me lende qe vijnë dhe me këtë mund te them se kemi trend pozitiv te kryerjes se lendeve”, ka thënë Spahiu duke shtuar se lende civile janë trashëguar nga viti I kaluar dhe atë 346. Janë pranuar ne këtë periudhe 162 lende ku këtu e kemi kryer 162 lende e qe kemi vetëm një gjyqtar qe do te thotë se kjo është një a arritur pozitive.
“Ajo për kundërvajtje nga viti kaluar kemi trashëguar 4 mije 299 lende, kemi pranuar gjate këtij 9-mujori 3 mije e 195, edhe pse një gjyqtar nga gjykata jone është transferuar ne komunën fqinje te Novo Bërdes. Kurse lende te ekzekutimit kemi te trashëguara 378 lende, kemi pranuar 209 lende dhe nga këto 243 lende I kemi kryer, edhe pse këtu ne e kemi vetëm një referent ekzekutimit, i cili i ka te gjitha lendet e ekzekutimit.
Sipas Spahiut, kjo gjykate përveç punëve te gjykatës ajo realizon edhe te hyra materiale ku hynë depozitat, taksat gjyqësore, gjobat e gjykatës, taksat e qytetareve, gjobat e trafikut etj., ku për këto 9 muaj janë mbledhur afro 190 mije euro.
Ndërkaq, një raport te thuket i stacionit policor te komunës se Dardanës, ka folur kapiteni- shefi i operatives Mustafë Dervodeli, I cili bashkëpunimin me gjykatën themelore te komunës i ka vlerësuar te shkëlqyeshme, e qe ky trend sipas tij do te vazhdoje edhe me tutje.
Sipas kapitenit Dervodeli, përpos punëve tjera policia merret edhe me urdhëresat qe vjen nga gjykata themelore e komunës. “Ne kemi nxjerr një statistike prej vitit 2012-2013-2014 , te urdhëresave te pranuara dhe realizuara nga ana e policisë dhe se totali i urdhëresave për realizim te këtyre viteve te kaluara janë 6 mije e 184, ku prej tyre 4 mije e 179 janë te realizuara dhe mbi 1 mije tjera janë te parealizuar apo aktive, ku 304 prej tyre janë njoftuar gjykatën se personat kane banim tashme neper qytete tjera te Kosovës, sikurse ka edhe persona tjerë me vendbanim ne shtete te jashtme.
Ai ka dhënë informata te përkthyera ne përqindje e qe ne total del se ka realizim prej 81 për qind te urdhëresave te pranuara prej 1 mije e 684 janë te realizuara.
“Kjo vlen te përmendet se është arritur ne bashkëpunim te mire me degën e gjykatës themelore te komunës, ku personeli I kësaj gjykate shpesh na ka dal ne ndihme edhe jashtë kohës se rregullt te punës. Nga kjo del se numri prej 290 urdhëresave janë realizuar me vuajtje dënimi me burg për këta persona”, ka thënë Dervodeli . (Dardanapress)