/2L ONLINE/ – Një gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, në lëndën penale P.nr. 1053/2015, ka shpallur Aktgjykim për të pandehurin I. P., duke e liruar nga akuza, ngase
nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer
veprën penale: trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 i Kodit Penal të
Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehuri I. P. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, është akuzuar nga ana e Prokurorisë
Themelore në Gjilan për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj pacientes F. K..
Gjyqtari në bazë të shkresave të lëndës ka shpallur Aktgjykim lirues.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/