(2L ONLINE) – Gjykata Themelore e Gjilanit gjatë muajit shtator, ka arritur të zgjidhnumër rekord të lëndëve. Në Departamentin e Kundërvajtjes është arritur që të kryhen 1274 lëndë me ekzekutim të gjobave, që asnjëherë më parë ky numër nuk është arritur.
Sabit Shkodra nga Zyrtar për Informim ka bërë me dije se kjo shifër është arritur falë angazhimit të stafit administrativ të Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Stacionit Policisë në Gjilan.
Sipas tij, me ndërmarrjen e aksionit nga Policia e Kosovës, për të zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore e Gjilanit, ka sjellë rezultatet e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe gjobë. Me këtë rast edhe qytetarët kanë treguar një bashkëpunim të mirë, duke ardhur vullnetarisht për të kryer obligimin e tyre që kanë ndaj gjykatës.
Gjatë muajit shtator janë ekzekutuar 27 lëndë ekzekutime me burg dhe 156 lëndë ekzekutime penale – dënime me gjobë, ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm –Divizioni Civil janë kryer gjithsejtë 341 lëndë me dokument të besueshëm, si dhe me aktgjykime civile janë ekzekutuar 92 lëndë.
Shkodra ka thënë se në muajin shtator gjithsejtë lëndë të kryera në Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin e Kundërvajtjes, është arritur të kryhen gjithsejtë 3.464 lëndë.
Vlen të cekët se stafi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, përkatësisht Departamentin i Kundërvajtjes, punon shtatë ditë në javë dhe për këtë është arritur numër i madh i ekzekutimit të gjobave, ka thënë Sabit Shkodra nga Zyrtar për Informim e Gjykatës Themelore në Gjilan. /2L ONLINE/