Këshilltarët komunal nga radhët e opozitës në seancën e Kuvendit Komunal të mbajtur më datën 15.06.2016 ishin tepër të zëshëm ndaj shumicës me pretendimin se janë duke e thyer rregulloren dhe ligjin në verifikimin e mandatit të këshilltarit Vehbi Limani nga radhët e PVD-së, raporton rtvpresheva, p[rcjell[ Titulli.com.
Opozita nuk u mjaftuan vetëm me kritika në seancë por edhe ngritën padi në gjykatën e Nishit, mirëpo gjykata me vendim të prerë ka sjell vendimin që emrimi i këshilltarit ishte në suaza të ligjit dhe se e tërë procedura e ndjekur ishte në harmoni me rregulloren dhe ligjin.
Pretendimi i opozitës se kishin të drejtë ishte edhe arsyja që ata bojkotuan seancat e kuvendit komunal në Preshevaë.