Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 05.04.2021 për masat e reja kundër virusit Covid-19 dhe kërkesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për të ndërmarr hapat për funksionimin e Gjykatës, Sabit Shkodra, zyrtar për Informim i Gjykatës Themelorë të Gjilanit, ka bërë me dije se ky institucion ka ndërmarrë këto hapa:
• Seancat gjyqësore do të mbahen sipas planit të paracaktuar pa prezencën e publikut,
• Pezullohet aktiviteti i praktikantëve vullnetarë në gjykatë,
• Të respektohen në mënyrë strikte masat mbrojtëse, bartja e maskave në mënyrën e duhur dhe distanca fizike nga stafi i gjykatës dhe palët,
Masat do të jenë në fuqi deri më datën 18.04.2021. /2LONLINE.com/