Gjykata Themelore në Gjilan gjatë muajit tetor 2022 ka publikuar në ueb faqe 427 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.
Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.
E gjithë kjo po bëhet me qëllim të promovimit dhe rritjes së transparencës, thuhet në njoftim ine kësaj gjykate. /2LONLINE/