Pjesa e dytë (II)
Shkruan: Sami ARIFI – 2LONLINE.com
Sufflay në dhjetor të vitit 1920 burgoset i ngarkuar me akuzë se ishte pjestar i Komitetit kroat i formuar në Grac të Austrisë, e cila organizatë propagandonte aktivitet të dendur politik kundër unitarizmit në Jugosllavi, prandaj përmes inskenimit të pushtetit, Sufflay u denua me tre vjet e gjashtë muaj burgim të rëndë.
Ky aktë bëri bujë të madhe veçanërisht në qarqet përparimtare intelektuale si dhe në mesin e shkencëtarëve të njohur të Çekosllovakisë, të Austrisë dhe të Hungarisë.
Albanologu zemërmadh e mbajti dënimin në burgun e Mitrivicës së Sremit, dhe doli nga burgu shumë i rrënuar nga shëndeti me plotë rrudha në ball, i krrysur si ndonjë njeri i moshuar, por me një vullnet gjithnjë më të fortë dhe dashuri edhe më të madhe për studimet shkencore rreth historisë shqiptare të mesjetës.
Ai pjesën e jetës pas vuajtjes së dënimit e kalon në Zagreb, ku bashkëpunon me gazetat Novosti, Jutarnji list dhe Obzor, pra përmes këtyre gazetave informonin rrethin e gjerë të lexuesve me të kaluarën historike të shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre.
Ai boton një varg artikujsh dhe kumtesash si: Nacionalne moglice, Sredovjecna plemena Albanie i Crne Gore, Drzavne jezgrice, Sredovjecni dinasti Albanjije i Crne Gore, Etnicki cikloni na Balkanu, Nacionalni mozaik u Macedoiji i njegovo postanak. I të njejtës kohë është edhe studimi tjetër solid Städte und Bürgen Albanienshauptsächlich während des Mittelalters (Qytete dhe fshatra të Shqipërisë në mesjetë).
Sufflay arriti të hedh dritë në të kaluarën pjesërisht të gjurmuar të Shqipërisë dhe të vendbanimeve të saj, pra, në gjashtë kapituj të kësaj trajtese është rrumbullakësuar bukur mirë pozita e qytetarëve shqiptare në qytetërimin e vendeve që shtrihen përgjatë Mesdheut për të dalur pastaj te lindja dhe lulëzimi në kohën e vjetër dhe në mesjetë.
Më 1924 del studimi sociologjik povjesti sjeverni Arbanasa, ndërsa një vit më vonë vepra tjetër Serbi i Arbanasi. Milan Sufflay, shtjellimin e problemeve të shqiptarëve e bazonë në zanafillën e ilirëve, ndarjen e tyre në fise dhe shtrirjen gjeografike për të vazhduar me rikonstruktimin e jetës së qyteteve të këtyre fiseve.
Problemin e ndikimit të jashtëm mbi formacionet e fiseve ilire e fuqizon në periudhën e pushtimeve dhe fuqizimit romak, e cila kushtëzon edhe hapjen e procesit të romanizimit dhe të shthurrjes së shoqërisë fisnore.
Prandaj në këtë kohë qytetet në jug të vijës Durrachum-Scampa i përkasin brezit grek, ndërsa në veri të Matit ngriten komunat, thjeshtë romake.
Sufflay nxjerr tri zona ilire të kësaj periudhe-ato jugore me koloni greke dhe qytetet ilire të greqizuara, zonën e mesme të përbërë nga kështjellat dhe qytetet e fiseve dhe të dinastive, dhe së fundi, zonën bosano-dalmatine.
Më vonë pason rikonstruktimi i tërë sistemit romak të fortesave dhe qyteteve, duke përfshirë këtu edhe sistemin e rënjes dhe të rrënimit të tyre në kohën e dyndjeve të barbarëve dhe sllavëve, prandaj zona veriore si mund të merret vija Shkodër-Dri-Bunë-Shëngjin, ndërsa si jugore vija Berat Çermenikë, përgjatë lumit Devoll dhe Vjosë.
Pas stabilizimit të elementit sllav në këto anë të Ballkanit të gjitha qytetet që nga Kërka, Durrësi dhe Kruja fillojnë dalngadalë të humbin thelbin etnik romak, ndërsa struktura e pastajme etnike bëhet edhe më e ndërlikuar. Por fillet e para të simbiozës etnike midis elementit shqiptar, roman dhe sllav, duken në haësirën gjeografike që kapet në veri të Drinit të Zi dhe soset në masivin e Bjeshkëve të Nemuna.
Suflaj e konstaton trevën e katërshit Durrës-Dibër-Ohër Vlorë si rregullator të marrëdhënieve dinamike midis Lindjes dhe Perëndimit. Kulturën shqiptare në mesjetë Sufflay e paraqet në shkallë bukur të lartë, vë në dukje se me kulturë ishte më e afërt me Bizantin dhe romakët e Dalmacisë se sa me sllavët e ngulur në Ballkan.
Këtë e argumenton duke analizuar rrymat e kulturës së jashtme në atë shqiptare dhe pastaj duke u mbështetur në gjenezën e emrave dhe mbiemrave të personave që i klasifikon në disa kategori.
Ai përpiqet ta shpjegoi gjenezën e emrit shqiptar së bashku me kuptimin politik dhe gjeografik të Shqiprisë mesjetare.
Ai përshkruan organizimin e lidhjes fisnore të Mirditës, e cila i prin krijimit të lidhjeve të mëdha, siç është ajo e fiseve të Veriut-të Hotit të Kuçit dhe të Shkrrelit (1614).
Në këtë shtresë të re të shoqërisë fisnore ndihet ndikimi i fortë i klerit të krishterë, ndaj të cilit ushqen nderim edhe popullata e islamizuar e rajoneve malore. Pjestarët e këtij kleri ishin frymëzues të mbledhjes së vojvodëve të Likës, të Policës, të Malit të Zi, të Kuçit, të Dukagjinit dhe të Kelmendit, e cila u mbajt në Beograd (1620) me qëllim që të organizohej lufta e përgjithshme kundër Perandorisë Osmane.
Akademia Austriake e Shkencave kah gjysme e vitit 1929 i propozon Sufflayt që t’i vazhdojë kërkimet rreth vjeljesë së burimeve të historisë shqiptare, të cilat do të botoheshin në përmbledhjen Codex albanicus, ku iniciativa e tillë gjenë edhe përkrahjen e qeverisë së atëhershme shqiptare meqë ishte e interesuar për këtë ndërmarrje të madhe shkencore, shprehë gatishmerinë për kontributin materjal, prandaj edhe e fton Sufflayn të vizitoi Shqipërinë, por qeveria e Beogradit vetëm pas shumë intervenimeve nga ambasada e Shqipërisë ia mundsoj Sufflayt një gjë të tillë.
Sufflay arriti në Shqipëri në janar të vitit 1931, ku qëndroi për një kohë të shkurtër tetë ditësh dhe mblodhi të dhëna për disa monumente mesjetare që kishin ngel të patrajtuara në studimet e mëparshme. Ai mori përsipër për të gjurmuar rreth burimeve të periudhës 1406-1536, të cilat më vonë do të botoheshin në vëllimet e tjera të Acta Albaniae, ku do të përfshiheshin edhe materjalet dokumentare që nuk kishin hyrë në vëllimet e para, si dhe ato që do të gjendeshin nëpër arkivat e pastudjuara më parë.
Ai pas mbylljes së kësaj vepre monumentale në gjashtë vëllime, Sufflay vazhdon kërkimet rreth mbledhjes së burimeve të periudhës pas vitit 1538.
Ai kishte ndërmend fazën përfundimtare të punës së tij, hartimin e Historisë së Shqipërisë, që do të ishte vepër jetike në fushën e studimeve albanologjike që do të ishte edhe dëshmi admirimi ndaj popullit të vogël shqiptar.
Mirëpo, Sufflay me të kthyer në atdhe mori një letër kërcënuese nga organizata ekstremiste e quajtur “Për mbretin dhe atdheun”, por ai prapseprap nuk e ndali punën për përfundimin e dorshkrimit për punën në vëllimin e tretë të Acta Albaniae, që nuk pa kurrë dritë.
“Një mbrëmje (18 shkurt 1931), kur po kalonte nëpër një rrugë të Zagrebit, njerëzit e policisë i dolën në befasi dhe e qëlluan me një goditje të rëndë në kokë duke e lënë të shtrirë pa ndjenja e të larë me gjak. Ai vdiq në spital po atë natë. Autoritetet e pushtetit ndaluan botimin e çfardo lajmi lidhur me këtë akt të lemëritshëm, por gazetat evropiane që të nesrmen e informuan opinionin e gjerë për krimin e madh të policisë së Zagrebit”.
Sipas autorit Josip Horvat del se vrasja e Sufflayt u ndriçua deri diku më 1940, kur para ghykatës së Zagrebit u nxorrën tre persona: Branko Zverker, Lubomir Bellosheviq dhe Stevo Veçerinca. Akuza nuk hynte në prapavinë politike të krimit, veçse kufizohej në aktin penal.
Por edhe deklarata e të pandehurve u pa se vendimi për likujdimin e Sufflayt u muar me 15-16 shkurt 1938 në zyrën e shefit të policisë Politike të Zagrebit. Likuidimi fizik i shkenctarit Sufflay me famë evropiane shkaktoi indinjatë të thellë tek intelegjenca përparimtare përmes protestave që iu bashkangjitën edhe shkencëtarët, në mes tyre edhe Abert Einstein (Albert Ajnshtajni) si dhe shkrimtari i madh gjerman Henrih Man.
Ata përmes Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut bënë thirrje që ta dënon ashpër vrasjen mizore të albanologut dhe balkanologut të shquar.
Mbretëria jugosllave nuk ndaloi punën për bërjen e Serbisë së madhe në tërë mbretërinë jugosllave por edhe për homogjenizimin e popullit serb posaçërishtë në Kosovë duke eleminuar shqiptarët përmes vrasjeve, shpërnguljeve e në format nga më të ndryshme që cilat futeshin në program të qeverisë jugosllave përmes të ashtquajturit “Klubi Kulturor Serb” , që ishte një memorandum zyrtar nga viti 1937 i shkruar nën udhëheqjen e Vasa Çubrilloviqit, i cili njëherit ishte edhe pjesmarrës i vrasjes së fronit austriak, Franc Ferdinantit në Sarajevë në vitin 1914, ngjarje kjo e cila solli Luftën e Parë Botërore,
Klubi udhëheqej nga Vasa Çubrilloviqi për shpërnguljen e shqiptarëve (Iselavanje Arnauta), në këtë klub ishte edhe fashisti Dimitrije Lotiç që ai e akuzonte gjithashtu edhe Kroacinë për problemet e brendshme të Jugosllavisë dhe propozoi të shfrytëzohet ushtria kundër atyre që qëndrojnë në rrugë kundër planeve serbe. /2LONLINE.com/