Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pritet të vizitojë sot Kosovën, njoftoi qeveria e Serbisë.Ai fillimisht do të vizitojë manastirin e Graçanicës dhe pastaj do të takohet me zyrtarë të qeverisjes lokale, përfshirë kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe. Gjuriq është emëruar ditë më parë si drejtor i zyrës për Kosovë, ne qeverinë e Serbisë.