Një studim i ri ka zbuluar se të flesh vonë sjell rritjen e mbipeshes tek fëmijët. Sipas CNN, hulumtimi u përqëndrua në 107 fëmijë në Suedi, me 64 prej fëmijëve që kishin një prind që klasifikohej si mbipeshë ose obez.
Studiuesit monitoruan peshën, lartësinë dhe perimetrin e belit të secilit fëmijë nga moshat nga 1 deri në gjashtë vjeç, ku të gjithë fëmijët kishin matje të ngjashme kur filloi studimi.
Gjumi u mat për shtatë ditë rresht një herë në vit për gjatësinë e studimit duke përdorur një gjurmues të veshur në dore të fëmijës.
Ata zbuluan se fëmijët që zakonisht shkonin për të fjetur vonë, pra mbi orën 9 kishin një bel më të gjerë dhe BMI më të lartë (indeksi i masës trupore) deri në fund të studimit.
Kjo ndodh se disa prej rajoneve të trurit të përfshira në rregullimin e cikleve të gjumit dhe zgjimit, menaxhojnë sjelljen e ngrënies.
Prandaj gjumi dhe rregullimi i peshës së trupit ndërthuren në mënyrë të ndërlikuar në nivele të shumëfishta.
Një kufizim kryesor i studimit ishte numri i vogël i fëmijëve të përfshirë.
Sidoqoftë, studiuesit ishin në gjendje të masin në mënyrë objektive karakteristikat e gjumit përmes gjurmuesit të kyçit në vend që të mbështeteshin në informacionin e transmetuar nga prindërit dhe fëmijët, diçka që Marcus tha se shpesh nuk është e besueshme.